Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar zyrtarisht se Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së partisë, pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës.
Vendimi është marrë nga organet drejtuese të PDK-së, të cilat kanë përcaktuar Çitakun për të udhëhequr partinë deri në përfundimin e procesit të brendshëm zgjedhor.
“Pas dorëheqjes së parevokueshme të z. Bedri Hamza nga pozita e kryetarit të PDK-së, organet drejtuese të partisë kanë caktuar znj. Vlora Çitaku si ushtruese të detyrës së kryetares”, thuhet në konfirmimin e partisë.
PDK-ja përgatitet për zgjedhje të brendshme
Partia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të organizohen zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e strukturave të saj.
“Gjatë kësaj periudhe do të organizohen dhe mbahen zgjedhjet e brendshme të partisë në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Caktimi i Çitakut vjen pas largimit të Hamzës nga drejtimi i partisë, duke hapur një kapitull të ri për PDK-në dhe procesin e zgjedhjes së udhëheqjes së ardhshme.