October 21, 2026
1 min read

Rama plotëson dëshirën e të riut me aftësi të kufizuara, e pret në takim personal: “Me zemrën në vendin e duhur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim personal një të ri me aftësi të kufizuara, i cili lëviz me karrocë me rrota dhe i kishte drejtuar një letër me kërkesën për t’u takuar me të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi, duke bërë të ditur se kërkesa e të riut është marrë parasysh.

Mesazhi i Ramës pas takimit

Krahas videos së publikuar, kryeministri e ka shoqëruar postimin me një mesazh të veçantë, përmes të cilit ka vlerësuar të riun.

“Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur!”, ka shkruar Rama.

Takimi vjen pas letrës së të riut, përmes së cilës ai kishte shprehur dëshirën për t’u takuar personalisht me kryeministrin shqiptar.

Latest from Blog

Go toTop