February 24, 2026
1 min read

Gjiganti francez mendon ta kthejë Edon Zhegrovën në Ligue 1

Edon Zhegrova, mund të rikthehet në elitën e futbollit francez, ku sipas mediumit italian “Mediafoot”, interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Olympique Marseille.

Klubi francez që ishte afër Zhegrovës në verë, po planifikon ndryshime në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

Raportohet se drejtuesit e klubit nga Ligue 1 janë duke monitoruar disa opsione në treg, ndërsa situata e Zhegrovës vlerësohet si një rast i favorshëm.

“Marseille po përgatit riorganizim në sulm dhe po ndjek me vëmendje zhvillimet që lidhen me lojtarë nga Serie A. Rasti i Zhegrovës është ndër më të rëndësishmit”, shkruan “Mediafoot”.

26-vjeçari e njeh mirë kampionatin francez, pasi më herët pati paraqitje të suksesshme me LOSC Lille. Ai u transferua te Juventus vitin e kaluar dhe ka kontratë me klubin torinez deri në qershor të vitit 2030.

Megjithatë, Zhegrova nuk duket të jetë në planet e trajnerit aktual të Juventusit, Luciano Spalletti.

Që nga transferimi i tij në Itali, ai ka regjistruar vetëm 374 minuta lojë në të gjitha garat, çka ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë afatit të ardhshëm kalimtar. 

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop