Brahim Diaz pritet të largohet nga Real Madrid gjatë merkatos së verës, pasi këtë sezon ka humbur rolin e titullarit në “Santiago Bernabeu”.
Mesfushori ofensiv nuk ka arritur të sigurojë minuta të rregullta, pavarësisht cilësive të tij teknike.
Konkurrenca e fortë në repartin ofensiv e ka lënë shpesh në stol, duke e bërë të paqartë të ardhmen e tij në kryeqytetin spanjoll. Interesim për 26-vjeçarin ka jashtë Spanjës, veçanërisht nga klube të Premier League, ndërsa “Los Blancos” mund ta shqyrtojnë një ofertë rreth 50 milionë euro.
Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Brahimit.