February 25, 2026
1 min read

Real Madridi me dy emra për pasuesin e Courtois

Real Madridi me dy emra për pasuesin e Courtois Real Madrid ka nisur të mendojë për të ardhmen në portë, përkundër faktit se Thibaut Courtois mbetet titullar i padiskutueshëm dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit madrilenë po monitorojnë dy emra për të ardhmen, ata janë, Gregor Kobel dhe Bart Verbruggen.

Kobel, aktualisht te Borussia Dortmund, shihet si një opsion me eksperiencë dhe siguri të menjëhershme, ndërsa Verbruggen, që aktivizohet në Brighton & Hove Albion, konsiderohet si projekt afatgjatë me potencial të madh.

“Los Blancos” po përgatiten për çdo skenar, në rast se në të ardhmen do të duhet të hapin një epokë të re në portën e “Santiago Bernabeu”.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop