by
September 16, 2025
1 min read

“Fillimisht UÇK-në e përshkruam si organizatë terroriste, por, ky qëndrim ndryshoi pastaj”

Ish-diplomati amerikan, James Rubin tregoi si në fillim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e përshkruan si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste.

Megjithatë, ai tha se më pas ky ndryshim qëndroi pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujen.

“Ne fillimisht i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste, pra ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjëjve gjithmonë. Sepse për një periudhë të caktuar, derisa e kuptuam mirë situatën ne fillimisht e përshkuam atë si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste dhe ne sigurisht, ne nuk donim që të lidheshim apo të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitet terroriste. Ky qëndrim pastaj ndryshoi pasi UÇK-ja u pajtua me Rambujen dhe konsideruam që ishin në anën e engjëjve pasi nënshkruan marrëveshjen e paqes”, tha Rubin para trupit gjykues.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop