by
September 16, 2025
1 min read

Rubin thotë se nuk i kujtohet nëse Krasniqi e Veseli ishin pjesë e delegacionit në Rambuje

James Rubin është pyetur sot nga Prokuroria lidhur me një dokument ku thuhej se Adem Demaçi e përshkruante Hashim Thaçin si zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rubin megjithatë tha se nuk kishte informacione për këto dallime të vogla brenda ushtrisë.

Ai u pyet edhe nëse është takuar me Jakup Krasniqin gjatë luftës, duke u përgjigjur se “nuk mendoj që jam takuar”.

Tutje, tha se nuk i kujtohet nëse Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli ishin pjesë e delegacionit shqiptar në Rambuje.

“Nuk më kujtohen, sepse kjo ka ndodhur para 25 vjet.”

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop