by
September 16, 2025
1 min read

Veteranët ia përcjellin Kroacisë shqetësimet për Specialen

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar gjatë ditës takim me ambasadoren kroate në Kosovë, Danijela Barishiq të cilës ia kanë përcjellë shqetësimet rreth Gjykatës Speciale.

Në një njoftim për media, kjo organizatë thekson se të dërguarës së Zagrebit në Kosovë I shprehën edhe mirënjohjen për shtetin kroat.

“Sot, në vazhdën e angazhimeve tona për të adresuar padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale, zhvilluam një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barishiq”.

“Me respekt dhe vëmendje u dëgjuan shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduam që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës”.

“Gjithashtu shprehëm mirënjohjen tonë për shtetin kroat, i cili në kohët më të vështira qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe mbështeti luftën tonë për liri”, theksohet mes tjerash në njoftim.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop