February 27, 2026
1 min read

Pa shtesat, pa ndërrimet e natës/ Punonjësit e shëndetësisë të shqetësuar me çështjen e pagave

Çështja e mos-pagesës së ndërrimeve të natës, orëve shtesë dhe punës në fundjavë është bërë problematike edhe për punonjësit e shëndetësisë.

Mediat kanë raportuar gjatë ditës se një gjë e tillë ka dekurajuar edhe punëtorët e policisë, zjarrfikësit dhe gardianët.

Në një prononcim për IndeksOnline, kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka thënë se gjatë marsit do të mblidhet Këshilli Drejtues që do të shqyrtojë të gjitha këto shqetësime.

Sipas saj, shumica e ankesave të paraqitura nga punonjësit shëndetësor janë duke u trajtuar në Gjykatë, e në Inspektorat të Punës.

Për vonesat për kujdestari që kanë ndodhur javëve të fundit, përgjigjen ma ka dhënë administrata e SHSKUK-së që, zakonisht, në muajin dhjetor, janar dhe shkurt, zakonisht i marrin në mars. Normalisht që secili punëtor, dëshiron të paguhet për punën që e bën. Ndoshta që po na ndodhin shpesh vonesa, edhe punëtorët po shqetësohen shumë shpejt. Në situata të tilla jemi gjendur shumë herë. Megjithatë, jemi tu përgatitë takime të përbashkëta dhe do të shohim se si po ndodhë reflektimi” deklaroi Imeri.

Ajo pohoi se me federatat tjera, si atë të policisë dhe të zjarrfikësve, kanë raporte të mira dhe, falë memorandumit të bashkëpunimit, nuk përjashtohet mundësia e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta.

Latest from Blog

Go toTop