Futbollisti francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili humbi ndeshjen ndaj Benficas për shkak të një lëndimi në gjurin e majtë, pritet të rikthehet për takimet e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 11 mars në Madrid, ndërsa ajo e kthimit më 17 mars në Angli, ku sulmuesi 26-vjeçar pritet të jetë i gatshëm për të ndihmuar klubin mbretëror në sfidat vendimtare.