Mesfushori i Barcelonës, Pedri, shpreh besimin se ekipi i tij ka forcën për të përmbysur humbjen 0:4 ndaj Atleticos së Madridit në gjysmëfinalen e Copa del Rey.
Ai kujtoi se sezonin e kaluar Barça shënoi 4 gola kundër të njëjtit rival dhe i ka ftuar tifozët të mbushin “Spotify Camp Nou” për të krijuar presion dhe mbështetje maksimale.