Me nisjen e sulmeve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, në Kosovë është vërejtur rritje e çmimit të derivateve. Megjithatë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar për Ekonomia Online se nuk ka vend për panik, pasi tregu është i furnizuar mjaftueshëm.
Sipas tij, çmimet aktuale janë: dizeli nga 1.23 euro deri në 1.35 euro për litër dhe benzina nga 1.24 euro deri në 1.34 euro për litër. Ai theksoi se gjatë tre muajve të fundit çmimet kanë qenë stabile dhe nuk ka pasur lëvizje të mëdha në bursë.
Berjani shtoi se tensionet në Iran dhe situata në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret kryesore botërore të naftës, kanë ndikuar në tregjet globale. Transporti detar në këtë zonë është reduktuar ndjeshëm, duke reflektuar edhe në tregun kosovar.
Megjithatë, ai siguroi se në Kosovë ka mjaftueshëm derivate dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen, duke shprehur shpresën për stabilizim të shpejtë të situatës dhe tregut global të naftës.