Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka finalizuar ditë më parë një kontratë tenderi për furnizim me barna, me qëllim sigurimin e nevojave spitalore për 12 muaj.
Vlera totale e kontratës është gati 200 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Në kuadër të kontratës, furnizimi me barna të ndryshme është ndarë në disa lote.
Për produktin “Fentanyl”, tenderi iu besua operatorit ekonomik MEDI MAX Sh.P.K, në vlerë 31,620.00 euro.
“Neostigmine”, furnizimi do të bëhet nga Gene Medicals Sh.P.K, me vlerë 12,081.40 euro.
Për furnizimin me “Cefazolin”, detyrën e furnizimit e ka ndërmarrja Dreni Pharm, me vlerë 126,280.00 euro.
Glycopyrronium bromide, tenderi iu dha operatorit MEDI MAX Sh.P.K, në vlerë 17,820.00 euro.
Omeprazole, furnizimi do të bëhet nga Oxygen Pharma Sh.P.K, me vlerë 4,073.52 euro.
Ky furnizim synon të sigurojë barna thelbësore për trajtimin e pacientëve dhe përmbushjen e standardeve të kujdesit shëndetësor në institucionet e SHSKUK-së.