March 4, 2026
1 min read

Spektakël në “Karagaq”: A e ndal Go+Peja lideren Trepça?

Xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës në basketboll sjell një super-derbi që pritet të prodhojë emocione të mëdha.

Sot nga ora 19:30, në palestrën “Karagaçi”, përballen rivalët e vjetër KB GO+ Peja dhe KB Trepça. Skuadra mitrovicase udhëton drejt Pejës si lidere e kampionatit me 39 pikë dhe me një hap shumë të sigurt drejt pozitës së parë para plejofit. Forma e fundit dhe stabiliteti i treguar e bëjnë Trepçën favorite në letër.

Në anën tjetër, Peja renditet e katërta me 31 pikë dhe hyn në këtë sfidë me një mision të qartë: fitore për të dëshmuar se, pavarësisht telasheve që ka kaluar gjatë sezonit, mbetet pretendente serioze për fazën vendimtare të kampionatit.

Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në Sport 2. Po në të njëjtën orë, nga 19:30, zhvillohet edhe sfida mes KB Rahoveci 029 dhe KB Bora, një duel me shumë rëndësi për renditjen në tabelë dhe objektivat e të dyja skuadrave në prag të përfundimit të sezonit të rregullt. Takimi mes Rahovecit 029 dhe Borës transmetohet në Sport 3. Superliga hyn në fazën më të nxehtë dhe çdo ndeshje tashmë vlen sa një finale.

Latest from Blog

Go toTop