September 17, 2025
1 min read

Hoti: Për kosovarët, me rëndësi që kufiri i BE-së të vijë në Vërmicë

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për hapjen e 28 kapitujve në negociatat për anëtarësim në BE.

Hoti deklaroi se shpreson që të hapen edhe 5 kapitujt e mbetur dhe negociatat të përmbyllën në kohë rekord.

Ai shtoi se i gjithë spektri politik në Shqipëri, pavarësisht dallimeve, ka përgjegjësi në kuadër të këtij procesi.

“Ëndrra historike e shqiptarëve për rikthim në familjen evropiane po realizohet hap pas hapi. Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj na mbetet neve që këtë kufi ta lëvizim më tutje në Merdare”, deklaroi Hoti.

Latest from Blog

Go toTop