September 17, 2025
1 min read

Sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses dhe miratimi i Osmanit, Zyrtari i DASH e telefonon Kryetarin e Gjykatës

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming. Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se biseda është fokusuar në punën e deritanishme të Kushtetueses dhe rolin e kësaj të fundit në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Tutje, shtohet edhe se Rexhepi e ka falënderuar Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Kushtetueses.

Njoftimi:

Kryetari Rexhepi bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit 

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, zhvilloi një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Mark Fleming.

Biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop