March 9, 2026
1 min read

Alisson Becker nuk udhëton drejt Stambollit

Portieri titullar i Liverpoolit, Alisson Becker, do të mungojë në ndeshjen e së martës në UEFA Champions League ndaj Galatasaray, e cila zhvillohet në orën 18:30.

Gardiani brazilian nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Turqisë pasi ka ndier një shqetësim të lehtë fizik gjatë një seance stërvitore. Stafi i klubit ka vendosur të mos rrezikojë me portierin 33-vjeçar, duke e lënë jashtë për këtë përballje të rëndësishme evropiane.

Në mungesë të Alissonit, në portë pritet të startojë portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, i cili do të ketë mundësinë të mbrojë portën e “Reds” në duelin e parë ndaj gjigantit turk.

Në Stamboll pritet një përballje shumë e fortë mes Galatasarayt dhe Liverpoolit, me anglezët që do të kërkojnë një rezultat pozitiv edhe pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Latest from Blog

Go toTop