March 10, 2026
1 min read

QKUK ul çmimin e parkingut, nga 1 euro në 50 cent

Rritja e çmimit të parkingut nga 50 cent në një euro, kishte shkaktuar reagime të shumta të qytetarëve të cilët frekuentojnë QKUK-në.

E pas kësaj Bordi Drejtues i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2026, ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 01/2026 për shfrytëzimin e parkingut në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në një përgjigjej për Indeksonline nga QKUK thuhet se sipas vendimit të ri, tarifa e parkingut është 0.50 euro nga 1 deri në 60 minuta, si dhe 0.50 euro për çdo orë të qëndrimit (€/h).

 “Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të barrës financiare për pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë QKUK-në. Për informata shtesë, qytetarët do të njoftohen përmes lajmërimeve zyrtare të vendosura në hyrje të rampave të parkingut, në momentin e marrjes së biletës”, thuhet në përgjigjejn e QKUK-së .

Latest from Blog

Alba çka i ke bërë kështu vetes?

Ish-banorja e “BBVK”, Alba Pollozhani ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas publikimit të tri fotografive të reja, të cilat kanë nxitur shumë reagime. Në imazhet e fundit, ish-banorja e
Go toTop