Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tronditje në shumë ekonomi të botës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, për këtë çështje foli ekonomisti, Safet Gërxhaliu.
“Tani jemi në një situatë të re. Ngushtica e Hermuzit është një ndër arteriet kryesore jo veç për eksportin e naftës, mirëpo edhe për produkte të tjerë, sepse në këtë ngushticë janë të lidhura tetë shtetet më të fuqishme ekonomike, dhe falë kësaj lufte, sa janë të dëmtuar blerësit e naftës, po aq janë të dëmtuar edhe eksportuesit e naftës”, u shpreh Gërxhaliu në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se ekonomitë që do të kenë tronditjen më të madhe nga kjo që po ndodh në botë, sipas tij, janë ekonomia e Kinës, Japonisë, Indisë, Arabisë Saudite, po ashtu edhe e Pakistanit.
Po ashtu, ekonomisti tha se imune nga kjo situatë nuk do të jetë as Evropa, duke cekur shtetet si Franca, Gjermania dhe Italia.