Screenshot
March 11, 2026
1 min read

Pas raportimit të ‘Piranjave’, Drejtoria e Arsimit ia inspekton kopshtin privat në oborr të shkollës drejtoreshës Govori

Speca, domate e qepë i ka mbjellur në oborrin e shkollës ekonomike ‘Hoxhë Kadri Prishtina’.

Mirëpo, këtë aktivitet, drejtoresha e kësaj shkolle, Teuta Rushiti-Govori nuk e ka bërë për ndonjë aktivitet shkollor, por, për nevoja vetanake.

Pra, gjitha perimet BIO kanë shkuar në shtëpinë e Govorit, nga oborri i shkollës.

Kështu ka raportuar dje emisioni investigues ‘Piranjat’, pas hulumtimit të gazetares Edona Gashi, e cila përballi drejtoreshën me këtë vepër penale.

Por, a ka dal në terren Drejtoria e Arsimit të Prishtinës, pas këtij skandali?

Nga DKA, kanë thënë për Demantim News se komisioni komunal ka dal në terren për verifikim faktesh dhe do përpilojnë raport duke u bazuar në gjetje e pastaj do merren masat e nevojshme.

“Lidhur me rastin në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina”, ju informojmë se Drejtoria Komunale e Arsimit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme institucionale. Me kërkesë të DKA-së, komisioni komunal ka dalë në terren për të verifikuar gjendjen faktike dhe aktualisht është duke përpiluar raportin e inspektimit. Pas përfundimit të raportit dhe shqyrtimit të gjetjeve nga komisioni, do të përcaktohen masat dhe veprimet e mëtejshme që do të ndërmerren, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi” thuhet në përgjigjen e DKA-së.

Ndërkohë, ky skandal, ka zgjuar një opinion të gjerë në publik!

Latest from Blog

Go toTop