March 12, 2026
1 min read

Kosova kontribuon në zhvillimin e standardeve globale për klasifikimin e mallrave

Dogana e Kosovës po merr pjesë në Sesionin e 77-të të Komitetit të Sistemit të Harmonizuar (HSC) të Organizatës Botërore të Doganave.

Komiteti i Sistemit të Harmonizuar është organi kryesor teknik përgjegjës për interpretimin, zbatimin dhe rishikimin periodik të Sistemit të Harmonizuar për Përshkrimin dhe Kodimin e Mallrave (HS), i cili shërben si standard global për klasifikimin e mallrave në tregtinë ndërkombëtare dhe përdoret nga më shumë se 200 ekonomi në botë.

Gjatë këtij sesioni po trajtohen një sërë çështjesh teknike, përfshirë vendimet për klasifikimin e mallrave, ndryshimet në Shënimet Shpjeguese dhe Opinionet e Klasifikimit, si dhe diskutimet lidhur me ciklin e rishikimit të HS 2028.

Si Palë Kontraktuese e Konventës së Sistemit të Harmonizuar, Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin efektiv dhe të qëndrueshëm të Sistemit të Harmonizuar, duke kontribuar në forcimin e procedurave doganore, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare të doganave.

Latest from Blog

Go toTop