Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se çmimi i naftës nuk mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër, nga dita e nesërme.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se çmimi për litër i derivateve është në rënie.
Postimi i plotë i Kusari-Lilës:
Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie.
Importi sot është bërë me këto çmime:
Nafta: 1.40 €/l
Benzina: 1.22 €/l
Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga e enjta çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:
* Nafta: 1.54 €/l
* Benzina: 1.36 €/l
Për çdo parregullsi në tregun e derivateve, ju inkurajoj t’i raportoni në numrin pa pagesë: 0800 11000.
Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë.