March 12, 2026
1 min read

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar, sipas tij, fushatat e linçimit dhe konspiracionit që po qarkullojnë në diskursin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Deda ka hedhur poshtë pretendimet se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur qëllim të bëjë “puç”.

“A me të vërtetë besoni që gruaja në krye të shtetit ka dashur të bëjë puç? A jeni normal?”, ka shkruar Deda.

Sipas tij, ndonëse mund të ketë mospajtime për mënyrën se si Osmani ka vepruar në politikën e brendshme, në politikën e jashtme ajo ka qenë një nga adresat kryesore që ka sjellë rezultate për vendin.

“Me presidenten Vjosa Osmani mund të ketë mospajtime çdo njeri për mënyrën si ka vepruar në politikën e brendshme. Por në politikë të jashtme ajo ka qenë e vetmja adresë që ka sjellë rezultate për Kosovën dhe ka qenë garancia e marrëdhënieve të Kosovës me botën”, ka theksuar Deda.

Në fund, ai vlerësoi se kriza aktuale politike nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm apo nga opozita, por nga ajo që e quajti dëshirë për pushtet absolut.

“Kosovës ama bash hiç nuk ju ka dashtë kjo krizë, të cilën nuk e shkaktoi askush jashtë Kosovës, as partitë në opozitë, e as ndonjë armik i shpikur, por dëshira për pushtet absolut.

Latest from Blog

KQZ miraton planin e punës për vitin 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për miratimin e planit të punës për vitin 2026. Ky plan, sipas KQZ-së, është përgatitur në përputhje me Planin Strategjik të
Go toTop