March 12, 2026
5 mins read

Arritën marrëveshje për pranim fajësie, 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim ndaj katër të akuzuarve në rastin “Subvencionet” 

Gjyakat Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie të lidhur në mes Prokurorise Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe të akuzuarve Pajtim Krasniqi, Hazir Metaj, Valdete Ismajli dhe Veton Prekazi të akuzuar në rastin e njohur “Subvencionet” pas bashkimit të procedurës penale për 28 të akuzuar në një lëndë të vetme. Katër të akuzuarit (së bashku) u dënuan në total prej 25 mijë euro gjobë dhe 1 vit burgim.

Në këtë rast po akuzohen: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Afrim Abazaj, Veton Prekazi, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Valdete Ismaili, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi, Enver Ibishi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Salih Ilazi, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj, Rasim Zekaj dhe Hazir Metaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sa i përket katër të akuzuarve që kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie, Pajtim Krasniqi akuzohet për ndihmë në vepren penale “Marrje ryshfeti”, Hazir Metaj për “Dhënie ryshfeti” dhe “Mashtrim me subvencione”, Valdete Ismajli për “Dhënie ryshfeti” dhe Veton Prekazi për “Marrje ryshfeti”.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të enjten kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi me anëtarët Avni Syla dhe Leon Përlaska.

Të akuzuarit Krasniqi, Metaj, Ismajli dhe Prekazi u shpallën fajtorë për veprat penale që iu vihen në barrë.

Sipas vendimit, i akuzuari Metaj për veprën penale “Dhënie e ryshfetit” u dënua me burg 6 muaj dhe 400 euro gjobë. Me pelqimin e të akuzuarit, dënimi me burgim prej 6 muaj i zëvendësohet në gjobë në shumën 3 mijë e 600 euro.

Kurse, për veprën penale “Mashtrim me subvencione”, të akuzuarit Metaj iu shqiptua dënim me gjobë 1 mijë euro. Ndaj tij, Gjykata shqiptoi dënim unik me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.

Me këtë vendim, të akuzuarit Pajtim Krasniqi iu shqiptua dënim me gjobë në shumë prej 5 mijë euro dhe dënim me burg prej 1 viti, duke iu llogaritur në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtepiak.

Të akuzuarit Veton Prekazi iu shqiptua dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro dhe dënim me burg prej 6 muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Me pëlqimin e të akuzuarit Prekazi, dënimi me burgim prej 6 muaj i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 2 mijë euro. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me gjobë në shumën prej 12 mijë euro.

Kurse, të akuzuarës Valdete Ismajli iu shqiptua dënim me gjobë në shumë prej 500 euro dhe dënim me burg prej 6 muaj. Me pëlqimin e saj, dënimi me burgim i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 2 mijë e 500 euro. Kështu, ndaj saj u shqiptua dënim unik me gjobë në shumën prej 3 mijë euro.

Gjykata obligoi të akuzuarit që dënimin e shqiptuar me gjobë të precizuar si në dispozitiv të këtij aktgjykimi, ta paguajnë jo më larg se tre muaj pas plotfuqishmërisë së kētij aktgjykimi. Në rast të mospagesës së dënimit me gjobë, iu zëvendësohet me burg, ku një ditë burg llogaritet në 20 euro gjobë.

Obligohen te akuzuarit secili veç e veç të paguajnë shpenzimet e procedurës penale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor nga 150 euro, si dhe në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit nga 50 euro në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

E dëmtuara Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për realizimin kërkesës pasurore-juridike, udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.

Ndryshe, prokurori special Rafet Halimi në seancën e 10 marsit 2026, kishte njoftuar trupin gjykues se me të akuzuarit kishin arritur marrëveshje për pranim fajësie, andaj në seancë dëgjimore në të njëjtën ditë u prezantuan marrëveshjet lidhur me lartësinë e dënimit, duke i propozuar gjykatës që t’i aprovojë.

Për të akuzuarin Krasniqi, ishte propozuar që t’i shqiptohet dënim me 6 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Pranë kësaj marrëveshje kishte qënduar i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, avokati Nexhmedin Sejdiu.

Për të akuzuarin Metaj për veprën penale “Dhënie ryshfeti” ishte propozuar dënimi me 6 muaj burgim dhe 400 euro gjobë, ndërsa për “Mashtirm me subvencione” dënim me gjobë 1 mijë euro gjobë. Ndaj tij, u propozua dënimi unik me 6 muaj burg dhe 1 mijë e 400 euro gjobë.

Sipas prokurorit, me pëlqimin e të akuzuarit Metaj u propozua që dënimi me 6 muaj burg të zëvendësohet me 3 mijë e 600 euro gjobë. Ndërsa, dënim i përbashkët me gjobë prej 5 mijë euro. Pranë marrëveshjes me Prokurorinë qëndroi edhe i akuzuari Metaj dhe mbrojtësja e tij, avokatja Blerina Maliqi.

Për të akuzuarën Ismajli, ishte propozuar dënim me 6 muaj burgim i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarës të zëvendesohej me dënim me gjobë në shumën 3 mijë euro.

Ndërsa, për të akuzuarin Prekazi ishte propozuar dënim me gjobë prej 10 mijë euro dhe dënim me burg prej 6 muaj. Duke qenë se i akzuuari kishte qendruar në ndalim dhe arrest shtëpiak, me pëlqimin tij ishte propozuar dënim prej 2 mijë euro. Edhe i akuzuari Prekazi me mbrojtësen e tij, avokaten Kaltrina Kodraliu thanë se mbesin pranë marrëveshjes së arritur.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 10 shkurt 2026, u deklaruan të pafajshëm të akuzuarit: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Bajram Gashi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj dhe Rasim Zekaj.

Kurse, u veçua procedura për dy të akuzuarit Enver Ibishi dhe Musa Nivokazi. Në anën tjetër, për të akuzuarit Veton Prekazi, Hazir Metaj, Valdete Ismajli, Pajtim Krasniqi, Afrim Abazaj dhe Salih Ilazi, u bë e ditur se kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë. Për dy të fundit, shpallja do të bëhet në fund të procedurës.

Ndryshe, procedura penale në këtë rast është bashkuar në një lëndë të vetme të rasteve të “Subvencioneve” për 28 të akuzuarit: Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Salih Statovci, Afrim Abazaj, Veton Prekazi, Kumrije Maxharraj, Kujtim Zariqi, Sadat Shkodra, Afërdita Gjokaj, Bejtullah Pira, Valdete Ismaili, Feriz Jonuzi, Alban Novosella, Berat Nika, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Bajram Gashi, Pajtim Krasniqi, Enver Ibishi, Artan Elezi, Bashkim Mani, Salih Ilazi, Halil Krasniqi, Almir Abdurrahmani, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj, Rasim Zekaj dhe Hazir Metaj.

Latest from Blog

Go toTop