Policia e Kosovës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 1362 euro për shoqatën e Down Syndrome Kosova.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë shoqata Down Syndrome Kosova.
Postimi i plotë:
Kauza jonë çdo ditë e më shumë po fuqizohet me mbështetjen tuaj. Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim në qendrën tonë znj. Luljeta Mehmeti Majore dhe z. Blerim Sadriu Kapiten nga Kosovo Police.
Përveç vizitës, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës sollën një donacion financiar në vlerë prej 1,362 €, shumë e mbledhur me vetë iniciative nga zyrtarët policor.
Në emër të Shoqatës tonë, falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në forma të ndryshme dhe për mbështetjen ndaj kauzës sonë. Shuma e dhuruar sot do të përdoret për shërbimet terapeutike dhe sociale që ne si shoqatë i ofrojmë brenda pesë qendrave tona, shërbime të cilat i ofrojmë pa pagesë.
Qëndrueshmëria e këtyre shërbimeve vazhdon të jetë sfiduese, por iniciativa të tilla/ donacione si ky sot, kontribuojnë në mbështetjen e tyre. Andaj ju ftojmë secilin të vazhdojë të na qëndrojë pranë.