Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit ka trajtuar mbi 3 mijë ankesa.
Në një njoftim, Kusari-Lila tha se shkeljet më të shpeshta në raport me mbrojtjen e konsumatorit kanë të bëjnë me blerjet online, mospërputhjen e çmimeve nga rafti në arkë te marketet, si dhe praktikat e tjera të padrejta në treg.
“Prandaj po punojmë në dy hapa të rëndësishëm: finalizimin e platformës “Blej Sigurt”, e cila do të rrisë transparencën dhe komunikimin mes ministrisë sonë dhe konsumatorëve, hartimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit 2026–2030, i cili do të forcojë mekanizmat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes së tregut.
Qëllimi ynë është i qartë: një treg më i drejtë, më transparent dhe më i sigurt për çdo qytetar” shkroi Kusari-Lila.
Ky është postimi i saj i plotë:
Mbrojtja e konsumatorit nuk është vetëm një detyrë institucionale, është garanci për besim në treg.
Në Ditën Botërore të Mbrojtjes së Konsumatorit zhvilluam një tryezë diskutimi me organizatat që mbrojnë të drejtat e konsumatorëve, ku folëm hapur për sfidat që qytetarët hasin çdo ditë në treg.
Vetëm gjatë një viti, në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë trajtuar mbi 3 mijë ankesa. Raportet tregojnë se shkeljet më të shpeshta lidhen me:
•blerjet online,
•mospërputhjen e çmimeve nga rafti në arkë te marketet,
•praktika të tjera të padrejta në treg.
Këto nuk janë thjesht statistika, janë sinjale të qarta që kërkojnë reagim dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Prandaj po punojmë në dy hapa të rëndësishëm:
- finalizimin e platformës “Blej Sigurt”, e cila do të rrisë transparencën dhe komunikimin mes ministrisë sonë dhe konsumatorëve.
•hartimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit 2026–2030, i cili do të forcojë mekanizmat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes së tregut;
Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo parregullësi që hasin dhe t’i kërkojnë të drejtat e veta si konsumatorë në Republikën e Kosovës, në numrin 0800 11000.
Qëllimi ynë është i qartë: një treg më i drejtë, më transparent dhe më i sigurt për çdo qytetar.