March 17, 2026
1 min read

Alisson Becker vazhdon kontratën me Liverpool FC deri në vitin 2027

Portieri brazilian Alisson Becker do të mbetet pjesë e Liverpoolit edhe për një periudhë më të gjatë, pasi klubi anglez ka aktivizuar opsionin për vazhdimin e kontratës së tij.

Sipas mediave angleze, Liverpool ka vendosur të zgjasë marrëveshjen e gardianit me edhe një vit, duke e mbajtur atë në “Anfield” deri në fund të sezonit 2026/27.

Kontrata aktuale e Alisson ishte drejt përfundimit këtë verë, por drejtuesit e klubit kanë reaguar në kohë për të siguruar që një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës të mos largohet si lojtar i lirë.

33-vjeçari mbetet zgjedhja e parë në portë për trajnerin e Liverpoolit dhe konsiderohet një figurë kyçe në skuadër, pavarësisht konkurrencës së shtuar në këtë repart.

Megjithatë, raportimet theksojnë se interesimi nga klube të tjera evropiane nuk mungon, çka do të thotë se e ardhmja e tij mund të mbetet temë diskutimi edhe në afatet e ardhshme kalimtare.

Latest from Blog

Go toTop