Arsenali ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League pasi mposhti Bayer Leverkusenin me rezultat 2-0 në ndeshjen e kthimit.
Pas barazimit 1-1 në Gjermani, skuadra londineze e zgjidhi gjithçka në shtëpi falë golave të Eberechi Eze dhe Declan Rice, transmeton Klankosova.tv.
“Topçinjtë” treguan kontroll dhe efikasitet, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit dhe duke siguruar një fitore të pastër që i dërgon mes tetë më të mirëve në Evropë.
Arsenali tashmë kalon në çerekfinale, me objektivin për të vazhduar rrugëtimin në garën më të madhe evropiane për klube.