March 18, 2026
1 min read

AGK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, në një moshë shumë të re.

Në reagimin e AGK-së theksohet se Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e fundit kishte shërbyer si zëdhënëse e KF Drita në Gjilan, transmeton Klankosova.tv.

“AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në reagim.

Latest from Blog

Go toTop