Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, ka dhënë detaje në emisionin “Kosova Live” lidhur me raportimet për “arrestimin” e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq pas dyshimeve se ajo ka sulmuar një grua tjetër në ambientet e Komunës.
Elshani tha se nuk bëhet fjalë për arrestim formal, por një intervistim ku pastaj e njejta është liruar në procedurë të rregullt.
Policia konfirmoi se të dyja palët janë marrë në pyetje dhe se materialet do t’i dorëzohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.