September 19, 2025
1 min read

Doktori që i shpëtoi sulmit në veturën e tij, merr detyrën si drejtor i Spitalit të Prizrenit

Osman Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Hajdari dy muaj më parë ka qenë shënjestër e një grupi të cilët i vendosën një bombë në veturën e tij.

Në atë kohë Hajdari ishte ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Msc. Osman Hajdari, të premten, zyrtarisht ka marrë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Detyra iu dorëzua nga Dr. Shefki Xharra, i cili nga data 10 korrik 2025 e ka ushtruar funksionin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren” thuhet në njoftimin e sotëm.

Latest from Blog

Go toTop