March 23, 2026
1 min read

Bajrami publikon postimin e dikurshëm të Kurtit ku ankohej për naftën e shtrenjtë: A s’po ndjeheni të mashtruar?

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, reagoi ndaj “komenteve me gjuhë vulgare” në një postim të saj në Facebook ku kishte kritikuar qasjen e qeverisë ndaj rritjes së çmimeve të naftës.

Në një reagim të ri, Bajrami publikoi një postim të kryeministrit Albin Kurti, i cili në vitin 2018 ankohej se çmimi prej 1.20 euro e një litri naftë “kurrë s’ka qenë më shtrenjtë.

“Për të gjithë ata që nuk u pajtuan pa e lexuar fare postimin tim të fundit dhe u shfryen në komente me gjuhë vulgare, që ku po ju lë një postim të Albinit në vitin 2018, lexone se besoj ju ka marrë malli. Dhe me tregoni a s’po ndjeheni të mashtruar?!”, shkroi Bajrami.

“PS. Për fermerët që i paska përmendë atëbotë do të shkruaj një ditë tjetër, se si subvencionet e vonuara po ua merr ATK-ja me gjoba. Shkoni e pyetni fermerët si ju ka ndryshu gjendja prej që ka ardhë Albini në qeveri? A për xhipa të qeverisë nuk komentoj, se realiteti s’do koment”, shtoi ajo.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhykmete.bajrami%2Fposts%2Fpfbid0rMUosTDipvXMFn4rnDztYay84NjrThXaZsqDTLCp23jv1py5WfttBf6hCBqDFHmwl&show_text=true&width=500

Latest from Blog

Go toTop