De Zerbi i thotë “po” Tottenhamit, por ka vetëm një kusht

Futboll

Gazeta Express
23/03/2026 19:20
Raportohet nga ”Telegraph Sport” se tashmë Tottenhami ka zhvilluar bisedime me trajnerin italian, Roberto De Zerbi për të marrë drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm, nëse ata mbeten në Premierligë, por ish-trajneri i Juventusit, Igor Tudori, mund të shkarkohet së shpejti.
Sipas raportimeve të sotme të “Telegraph”, drejtuesit e Tottenhamit i kanë kërkuar De Zerbit që të bëhet trajner i ri në fillim të sezonit të ardhshëm dhe ai ka pranuar, por vetëm nëse klubi qëndron në Premierligë.
Kjo nuk mund të merret si e sigurt, pasi forma e skuadrës ka shkuar nga keqja në katastrofë që nga momenti që Tudori, ish-trajneri i Juventusit, mori drejtimin.
Kroati ka regjistruar vetëm një fitore të pakonsiderueshme në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit, ndërsa skuadra u eliminua në fazën e 16 më të mirave, me një barazim dhe pesë humbje tjera.
Raportime të shumta tregojnë se ai mund të shkarkohet gjatë pushimit për ndeshjet ndërkombëtare, pasi humbja 3-0 në shtëpi ndaj Nottinghamit i la ata vetëm një pike mbi zonën e rënies.
Megjithatë, pritet që Spurs të presin disa ditë, pasi Tudori mësoi të njëjtën ditë se i ati kishte ndërruar jetë.
Klubet e tij të mëparshme në Serie A, Juventusi dhe Lazio, i dërguan mesazhe publike ngushëllimi.
Tudori kishte qenë në stol te Juventus nga marsi deri në tetor 2025, i shkarkuar pasi nuk fitoi asnjë nga tetë ndeshjet e fundit konkurruese./GazetaExpress/