Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar lidhur me çmimin e derivateve të naftës në vend.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rukiqi ka shkruar se me një vendim të vetëm, çmimi i naftës bie në 1.35 euro.
Ai ka shpjeguar edhe mënyrën se si mund të ndodhë kjo.
Postimi i tij i plotë:
Me një vendim, çmimi i naftës bjen ne 1,35 euro
A e dini sa do të ulej çmimi i naftës dhe benzinës me një vendim?
Sot paguajmë rreth 1.70 €/litër
Po nëse:
– TVSH ulet nga 18% → 8%
– Akciza përgjysmohet
Çfarë fiton qytetari?
Nga TVSH → kursen 17 cent/litër
Nga akciza → kursen 17.5 cent/litër
Totali: 35 cent më lirë për çdo litër!
Çmimi i ri:
1.70 € → 1.35 €/litërRukiqi: Me një vendim, çmimi i naftës bie në 1.35 euro