September 19, 2025
1 min read

“Një vend i cili ka telashe me Kuvendin e Kushtetutën, për pacientë pak kush dëgjon”

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra ka shprehur shqetësim lidhur me gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, është shqetësuese kur një vend si Kosova ka probleme me institucionet themelore të saj, e që sipas tij shëndeti i qytetarëve mbetet shumë larg vëmendjes që duhet t’i kushtohet.

“Një vend i cili ka telashe me Kuvendin, Kushtetutën, për pacientë pak kush dëgjon. Kjo është shqetësuese sepse kemi të bëjmë me jetën dhe shëndetin e njerëzve”, thotë Kodra.

“Gjendja e pacientëve vazhdon me qenë problematike, për shkak se sektori nuk ka pasur ndonjë lëvizje pozitive në rregullim. Si rezultat i një organizimi jo të mirë, dhe funksionimi jo të mirë, pacientët janë ata që e pësojnë, qoftë në mungesë të barnave, apo shërbimeve diagnostike, dhe shpesh këto detyrohen t’i marrin nga shërbimet private”, tha tutje ai.

Sipas Kodrës, rreth 67 për qind e pacientëve kanë vështirësi në marrjen e kujdesit shëndetësor.

Latest from Blog

Go toTop