March 24, 2026
1 min read

Rukë Haradinaj tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O moj nanë, po diell i mirë ju paska ra”

Rukë Haradinaj, nëna e cila ia dha lirisë së Kosovës Luanin e Shkëlzenin, në një rrëfim tejet emocional tregoi se si çdo ditë e ndjenë mungesën e djemve dëshmorë.

Ajo foli se si “ju flet” varreve të tyre duke ndarë momente të dhimbshme me të bijtë e saj.

“Si të çohem këtu te kulla, e çeli dritaren. U bie dielli. Oh moj nanë është kah rrezon dielli, po diell i mirë ju paska ra. Të lumët ju që e keni rreze dielli tana herët. Se janë shku për vend të vet”, tha ajo në një intervistë në T7 transmeton Klankosova.tv.

Nëna Rukë, pos Shkëlzenit dhe Luanit, pas lufte e humbi edhe djalin e saj Enverin.

Sot u shënua 28 vjetori i Epopesë së UÇK-së së Dukagjinit, duke kujtuar me krenari të rënet dhe sakrificën e luftës për liri.

Latest from Blog

Go toTop