March 25, 2026
1 min read

Ia publikuan një lajm të rremë për shtatzani, reagon vajza e Fjolla Morinës, Lediana: Do ta padisë këdo që shpif në emrin tim

Lediana, vajza e këngëtares Fjolla Morina ka qenë cak i një lajmi të rremë që është shpërndarë për të.

Një fotografi e hedhur në Instastory të Fjolla Morinës, ku shihet një bark i një gruaje shtatzënë, u bë shkak që disa media, në mënyrë të paverifikuar të lajmit, hamendësuan se ky stomak i takon vajzës së Fjollës.

Mirëpo, Lediana ka mohuar një gjë të tillë, shkruan Demantim News.

Përmes një fotografie të hedhur në Instastory, ajo tha se pos që lajmi është i rremë, nga tash e tutje, kushdo që shpif në emër të saj, ajo do ta padisë, pa e toleruar askënd.

“Po e shoh që po qarkullon një lajm i rremë në media dezinformuese, gjoja për një shtatzani time. Përmes këtij reagimi dua t’iu njoftoj që NUK ËSHTË E VËRTETË dhe prej sot e tutje, kushdo që për përfitime (klikime dhe para) përdorë emrin tim me lajme të PAVËRTETA do të përballet me PADI deri në INSTANCA TË LARTA GJYQËSORE. Më nuk do ta toleroj askënd, nuk do ta fali askënd por do t’i çoj çështjet deri në fund. Mjaft më me idiotësira se na lodhet!!” ka shkruar ajo.

Kujtojmë që muaj më parë Lediana ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me trajnerin e fitnesit, Durim Metollin dhe bashkë po jetojnë ditët më të lumtura.

Latest from Blog

Go toTop