March 26, 2026
1 min read

Rrahmani motivon Kosovën para Sllovakisë: 10 vite sakrificë për këtë ditë!

Amir Rrahmani ka dhënë një mesazh motivues për përfaqësuesen e Kosovës në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, pavarësisht se nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje.

Kapiteni i Kosovës theksoi sakrificën dhe rrugëtimin e gjatë të ekipit, duke nënvizuar rëndësinë e momentit për futbollin kosovar.

“10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo”, ishte mesazhi i tij frymëzues drejtuar bashkëlojtarëve,.

Rrahmani mungon në këtë takim për shkak të një lëndimi, duke qenë një mungesë e ndjeshme për skuadrën si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në lidershipin në fushë.

Latest from Blog

Go toTop