Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Kombëtarës e Turqisë e vlefshme të fazës së play-offit për Kupën e Botës.
Atmosfera në kampin e Dardanëve duket të jetë pozitive, ndërsa nuk vërehet ndonjë mungesë tek lojtarët.
Kujtojmë që ndeshja e madhe pritet të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45