March 30, 2026
1 min read

Dyshimet për incident në Dragodan, rezulton se ishte rikonstruksion për vrasjen e ndodhur vite më parë

Gjatë ditës së sotme, në lagjen Arbëri të Prishtinës u raportua për të shtëna me armë zjarri.  Në vendin e ngjarjes u panë edhe njësitë e Policisë së Kosovës.

Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, ngjarja nuk lidhet me ndonjë incident të ri, por bëhet fjalë për një rikonstruksion të vendit të ngjarjes, i realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim me Gjykatën e Prishtinës dhe prokurorinë.

Ky rikonstruksion është zhvilluar në kuadër të hetimeve për një vrasje të ndodhur vite më parë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

Latest from Blog

Go toTop