Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Dardanët shënuan humbje nga Turqia me rezultat 0-1 në stadiumin Fadil Vokrri.
Gjatë ndeshjes, pati një ndërhyrje jo e qëllimshme nga Vedat Muriqi në drejtim të Albian Hajdarit në kokë duke krijuar një lëndim të rëndë, ku ndërkohë është detyruar të largohet nga fusha.
Pas këtij lëndimi, Albian Hajdari ka reaguar duke postuar një fotografi në rrjetë sociale dhe duke bërë të ditur se është mirë.
“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe mesazhet e bukura. Unë jam mirë faleminderit.”- ka shënuar Hajdari
