Naim Jakaj hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka rritur përvojën e punës nga 0.25% në 0.5% me vullnetin e saj, por është detyruar ta bëjë këtë nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, problemi kryesor qëndron në faktin se zbatimi i këtij aktgjykimi po bëhet në kundërshtim me kërkesat e vetë Gjykatës, çka nënkupton shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe shpërfillje të vendimeve gjyqësore.
Ai theksoi se aktualisht mbi 90 mijë zyrtarë publikë kanë rreth 22 muaj borxh të papaguar nga Qeveria dhe Kuvendi.
Jakaj paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren masa urgjente për ndryshimin e Ligjit për Pagat, sistemi i drejtësisë do të përballet me mijëra lëndë të reja, duke shkaktuar kosto të lartë si për qytetarët ashtu edhe për shtetin.