September 22, 2025
1 min read

Vodhi përgjatë dy vjetëve, pronari i firmës raporton punëtorin në polici

Një burrë ka raportuar në polici se një punëtor i firmës së tij në Fushë Kosovë, në vazhdimësi përgjatë dy viteve kishte kryer vjedhje, ku ka shtuar se kjo i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar punonjës në firmën e tij në vazhdimësi përgjatë dy viteve kishte kryer vjedhje duke I shkaktuar dem te konsiderueshem. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop