September 22, 2025
1 min read

“A mund të ndikojë kafeja? – Pyetja banale e avokatit të dorasit të Liridona Ademajt

Sot në Gjykatën Themelore po vazhdon shqyrtimi i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt.

Dëshminë në këtë seancë e ka dhënë ekspert i neuropsikiatrisë, Bujar Obertinca, i cili ka prezantuar rezultatet e ekspertizës psikiatrike për Granit Plavën.

Obertinca ka deklaruar se i ekzaminuari “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”.

Gjatë seancës, avokati i Granit Plavës, Skender Gojani, ngriti pyetje të pazakontë lidhur me ditën e ngjarjes.

“Ka pirë kafe shumë dhe ka marrë energji, ditën e ngjarjes ka pirë shumë kafe. A mund të ndikojë? A mund të ketë ndikuar stimulusi i kafesë?

Prokurorja kërkoi të refuzohej kjo pyetje, por gjykatësja tha se lejohet.

Eksperti Obertinca tha: Kafeja bën pjesë në grupin e psiko-stimuluesve dhe ka mundur t’i japë një energji shtesë, por nuk është diçka që mund të ndikojë në aspektin kognitiv në lidhje me veprën.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop