September 22, 2025
1 min read

Cila ishte dëshira e Enver Petrovcit, pas vdekjes së tij?

Në moshën 71 vjeçare, ka vdekur ikona e filmit dhe teatrit shqiptar, Enver Petrovci.

Lajmin për vdekjen e kanë konfirmuar familja dhe Teatri Kombëtar i Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre, për këtë humbje të madhe, shkruan Demantim News.

Mirëpo, çka thoshte dikur për vdekjen, aktori shqiptar?

Në një emision, Petrovci kishte deklaruar se do donte që pas vdekjes së tij, të vlerësohet realisht si ka qenë ai.

“… Unë e kam fshehur gjithmonë mendimin tim, sepse kam menduar që vetë jeta dhe mënyra se si jetoj do të vijë një ditë në shprehje, atë se çfarë unë mendoj që nuk ka ardhur kurrë në shprehje që të dinë njerëzit.

Kam kuptuar që tek populli shqiptar, kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri. Unë shpresoj që pasi të vdes do t’a vlerësojnë saktësisht se kush kam qenë unë…”, u shpreh  dikur aktori Enver Petrovci.

Petrovci është njohur për role të shumta, që kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare.

Latest from Blog

Go toTop