April 10, 2026
1 min read

Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, pritet të përfundojë brenda 30 muajve

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontraten për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, e cila pritet të përfundojë brenda 30 muajve.

Vitia ka thënë se me këtë  tashmë është hapur rruga për ndërtimin e kësaj qendre dhe se pas shumë sfidave,  Ministrisë i është dhënë drita e gjelbër për vazhdimin e punimeve.

“Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.  Pas shumë sfidave, i është dhënë dritë e gjelbër Ministrisë për vazhdimin e punimeve. Sot kam nënshkruar kontratën, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda 30 muajsh”, ka thënë Vitia. 

Latest from Blog

Go toTop