September 22, 2025
1 min read

Abuzoi seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, Gjykata lë në burg 37-vjeçarin në Elbasan

Autori 37-vjeçar i cili abuzoi seksualisht, vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit. Gjykata vlerësoi pretendimet e palëve dhe shyqyrtoi provat e paraqitura nga organ i akuzës, dhe në përfundim vendosi masë e sigurisë “Arrest me burg” për 37-vjeçarin.

37-vjeçari u arrestua fundjavën e shkuar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij, për katër muaj. Mbi të arrestuarin rëndon akuza penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”. Vendimi i Gjykatës vjen si pjesë e hetimeve të vazhdueshme për çështjen penale dhe ka për qëllim garantimin e zhvillimit normal të procesit penal, shmangien e çdo rreziku për pengimin e hetimeve si dhe largimin e personit nën hetim nga drejtësia.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop