April 13, 2026
1 min read

”Në Kosovë ka njerëz që nuk e dinë që ekziston sëmundja e HIV AIDS-it”

Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore ka deklaruar se numri i rasteve të të infektuarve në Kosovë është në rritje, ndonëse numrat sipas tij janë shifra të vogla.

Po ashtu, Nuhiu vuri në dukje se ka edhe njerëz që nuk e dinë që ekziston si sëmundje.

“Fatkeqësisht, në shekullin e 21-të, gjithë kjo teknologji edhe njerëzit kanë mungesë të informatave rreth këtyre çështjeve, sepse shëndeti seksual është tejet i rëndësishëm, e tek ne ende është turp të flitet në mënyrë të hapur”, deklaroi ai.

Latest from Blog

Go toTop