Vlora Çitaku nga PDK, ka bërë të ditur se kjo parti ende nuk ka pranuar asnjë ftesë zyrtare nga kryeministri Albin Kurti për takim lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ajo ka theksuar se PDK ka vetëm 22 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa përgjegjësia për sigurimin e shumicës parlamentare bie mbi partitë në pushtet.
“Parlamenti i Republikës së Kosovës ka 120 deputetë. PDK i ka vetëm 22 deputetë. Shumica parlamentare, nëse është e interesuar për ta zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion të vetëm bashkëbisedimin apo dakordimin me PDK-në”, ka deklaruar Çitaku.
Sipas saj, zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm për demokracinë parlamentare dhe duhet të trajtohet me seriozitetin e duhur.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1797721111183636%2F&show_text=false&width=267&t=0
“Ne jemi deklaruar që kjo çështje të trajtohet me seriozitetin që i takon dhe kemi kërkuar nga z. Kurti që të formalizojë kërkesën e tij ndaj PDK-së në një letër të shkruar. Deri në këtë moment, një letër e tillë nuk ka ardhur në adresë të PDK-së”, ka shtuar ajo.