Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se si çdo 14 prill, zëri i të mbijetuarave bëhet zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare dhe thirrje për drejtësi para botës.
Osmani ka shkruar se nderojmë mijëra gra dhe burra që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Ata mbajnë në vete dhimbje të thellë, por mbi të gjitha mbajnë forcën që e ka bërë të mundur që e vërteta të dalë në dritë. Zëri i tyre sot dëgjohet në institucionet tona, në çdo cep të Republikës dhe në skenën ndërkombëtare. Ky zë është ngritur përmes fjalëve të tyre, përmes guximit të tyre dhe përmes përkushtimit tonë të përbashkët për drejtësi”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.